Vrasja e policit serb, Ramadani: Serbia po bën propagandë kundër shtetit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Serbia po tenton ta shfrytëzojë vrasjen e policit serb për propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe njëkohësisht t’iu hakmerret qytetarëve kosovarë.
Kështu thotë për KosovaPress ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, duke komentuar vrasjen e policit serb dje në Loznicë të Serbisë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se lidhur me rastin ka arrestuar dy të dyshuar që kanë transportuar autorin e vrasjes dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit - vëllait të Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekovnicës.
Ish-kryeinspektorit të AKI-së thotë se autoritetet në Beograd po përpiqen ta shfrytëzojnë si propagandë kundër Kosovës dhe të maltretojnë qytetarët e saj që kalojnë drejt perëndimit. Ramadani thotë se vrasja e policit serb nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën.
Ramadani thotë se Serbia po tenton ta politizojë vrasjen e policit serb si akt kriminal.
Ai thotë se aktet kriminale duhet të ndëshkohen pasi si të tilla ato janë të papranueshme dhe nuk mund të bëhet përgjegjës një shtet i tërë.