MPJD: Ambasada e Kosovës në Shkup angazhohet për lirimin e Blerim Ramadanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani, i dënuar nga Gjykata Themelore në Shkup me një muaj paraburgim, pas arrestimit të tij nga autoritetet maqedonase me urdhër-arrest të Serbisë.

Ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditësh në Maqedoni të Veriut • KosovaPress

Ramadani është ndaluar dje në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një flet-arrest nga Gjykata e Beogradit, përmes Interpol Serbia, me pretendimin për krime lufte në vitin 1999 në rajonin e Nerodimes.

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Qeveria e Maqedonisë përbëhet nga eksponentë pro-serbë • KosovaPress

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridikë për lirimin sa më të shpejtë të Ramadanit dhe kthimin e tij në familje, thuhet në komunikatën për media të MPJD-së.

Autoritetet maqedonase konfirmojnë ndalimin e Blerim Ramadanit me fletarrestim nga Serbia • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024