Meksika e shkarkon trajnerin pas dështimit në Kupën e Amerikës
Lexohet për: 1 min.
17-Meksika
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Jaime Lozano është shkarkuar nga posti i trajnerit të Meksikës pas eliminimit në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

Lozanos i ishte ofruar mundësia për të vazhduar si asistent deri në Kupën e Botës 2026 përpara se të kthehej në rolin e trajnerit deri në vitin 2030, por ai e refuzoi propozimin, raporton KosovaPress.

Meksika do të bashkëorganizojë Kupën e Botës 2026 me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pas Kupës së Amerikës, FMF ka filluar një analizë për të përcaktuar gabimet dhe sukseset dhe për të vlerësuar fushat për përmirësim në proces”, thuhet në një deklaratë.

“Jaime Lozanos iu ofrua një kontratë deri në vitin 2030 në të cilën gjatë periudhës 2024-2026 do të shoqërojë një trajner më me përvojë drejt Botërorit tonë. Lozano na ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë. Ne e respektojmë vendimin e tij, e njohim profesionalizmin, kapacitetin dhe përkushtimin e tij të madh”, shkruhej më tej në deklaratën e Federatës së Meksikës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024