Dietmar Hamann nuk ishte i impresionuar me sjelljen e Jude Bellingham gjatë aventurës së Anglisë drejt finales së Euro 2024.
Hamann mori në shënjestër veprimet e yllit të Real Madrid gjatë turneut të përfunduar së fundmi, duke deklaruar se 21-vjeçari mund ta shohë veten më të mirë se sa është në të vërtetë, raporton KosovaPress.“Jude Bellingham, për momentin, po shkon në rrugën e gabuar. Nëse shikoni disa nga komentet që ai ka bërë, duke përfshirë për arbitrin në Gjermani kur u largua me një gjobë kur duhej të ishte dënuar. Ka shumë gjëra që ai ka thënë ose ka bërë të cilat nuk më pëlqejnë. Nuk më pëlqeu fare sjellja e tij. Ai u përplas me Filip Kostic në ndeshjen e parë kundër Serbisë pas një ndërhyrjeje dhe duhet të kishte qenë ndëshkuar për të. Më pas ai shënon golin e minutës së fundit kundër Sllovakisë dhe qëndron aty duke thënë: ‘Kush tjetër?’. Tani do të doja të dija se çfarë mendojnë të gjithë shokët e tij të skuadrës, sepse ka 10 lojtarë pranë tij që janë lojtarë të klasit të lartë në vetvete. Tani ai e ka të qartë në kokën e tij se është më i miri dhe më i madhi në atë ekip. Duhet të jeni të kujdesshëm sepse gjithmonë është dikush më i madh se ju”, tha Hamann.
Hamann vuri në dukje lojën e Bellingham me klubin e tij si dëshmi të mëtejshme, duke deklaruar se lojtari i vitit të parë të Realit ishte më pak efektiv ndërsa sezoni përparonte.“Por në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve ai nuk u pa askund. Ata fituan Ligën e Kampionëve për shkak të Andriy Lunin, për shkak të Toni Kroos, për shkak të Vini Junior, për shkak të Rodrygo - jo për shkak të Bellinghamit”, tha më tej Hamann.