Me përmbylljen e edicionit të 14-të të festivalit të birrës BeerFest Kosova, edhe të rejat e edicionit të 15-të kanë filluar të merren vesh.
Zëdhënësja e BeerFest, Rina Zeka ka bërë të ditur për KosovaPress se nga viti i ardhshëm, BeerFest do të mbahet në një ambient shumë më të madh, me shumë emra të famshëm pjesëmarrës dhe me një program më të gjatë, pasi sipas saj do të bëhet larg zonës urbane.“Kujtime të përjetshme, të paharruara dhe besoj që vera duhet të identifikohet me netët sikur këto që i kanë kaluar në edicionin e 14-të të BeerFest-it... Tek statistikat nuk jemi të untë për atë pjesë, po që po besoj për tek shijet, çoftë muzikore, pije dhe diçka tjetër, pa pikë dyshimi mund të them se është edicioni më i mirë dhe njerëzit janë nda të kënaqur me gjithçka.. Prej vitit tjetër BeerFesti zhvendoset prej këtij ambienti, kemi me kalu në një ambient shumë më të madh, me më shumë emra, program më të gjatë, duke e ditë se jemi në qendër dhe jemi të ekspozuar në ketë zonë të banueshme. Eksluzivitetet tjera dua të ua lë pikë, që me u pas prezent në edicionin tjetër”, ka thënë Zeka.
Ndërsa, reperi i ri Redon Berani i cili bëri hapjen e natës së fundit të festivalit është shprehur se ishte një ndjenjë fantastike të performonte për herë të parë në qytetin e tij, Prishtinën.Risi në këtë edicion ishte pjesëmarrja e 16-17 vjeçarëve me bileta të veçanta, të cilëve nuk u lejohen pijet alkoolike. Gjithashtu ka pasur edhe lojëra dhe argëtime të ndryshme për të gjithë të pranishmit si BeerPong.
Përveç një skene madhështore, gjithashtu ishte një line up i veçantë, i cili është pritur në mënyrë mahnitëse nga publiku.