Kroacia do të ndihmojë në shuarjen e zjarreve në Maqedoni
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve.

“Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ditë më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të shpërthimit të zjarreve në territorin e vendit./Alsat.M/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024