Zelensky: Ndihma e vonuar amerikane dobësoi Ukrainën në luftën kundër Rusisë
Një vonesë në vendimin e SHBA-së për të ndarë një paketë të re ndihme për Ukrainën ka dobësuar pozicionin e vendit në fushën e betejës.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp të hënën, transmeton Ukrinform.
“Turbulenca e procesit zgjedhor [në SHBA] ka një ndikim të madh, duke filluar me një paketë që është vonuar për kaq shumë dhe nuk është votuar për kaq shumë kohë. Besoj se vonesa e gjatë e këtij vendimi e dobësoi pozitën tonë në fushën e betejës”, tha ai.
Sipas Zelensky, nëse partneri kryesor vonon sigurimin e armëve, "atëherë ushtria nuk do të jetë pozitive për këtë". Ai vuri në dukje se tani Ukraina duhet të merr iniciativën në fushën e betejës me Rusinë, por kjo nuk është e lehtë.
"Tani paketa është votuar, por duhet ende kohë që këto armë të mbërrijnë. Na duhet ende kohë që djemtë të stërviten me këto armë. Dhe duke qenë se ata stërviten jo këtu, por jashtë vendit, edhe kjo merr kohë," tha Zelensky.