Kallas jep dorëheqje për të zënë vendin e Borrell
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i dorëzoi dorëheqjen presidentit Alar Karis të hënën për t'u bërë Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në fund të këtij viti.
Kallas pritet të zëvendësojë Josep Borrell të Spanjës, i cili ka shërbyer si shefi i politikës së jashtme të BE-së që nga viti 2019.
“Ka qenë një kohë plot kriza, piketa (siç është) koronavirusi, recesioni ekonomik dhe lufta në Evropë, kur Rusia shkatërroi pamjen tonë të mëparshme të sigurisë me agresionin e saj në Ukrainë,” tha Karis në një deklaratë.
Kryeministrja e parë femër e Estonisë ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm në Evropë të Kievit pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022. 47-vjeçarja do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në betimin e koalicionit të ri.
Kallas ka mbajtur rolin e kryeministrit që nga viti 2021 dhe ka drejtuar tre qeveri radhazi. Ajo gjithashtu do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë së Reformës më vonë këtë verë. Ajo u emërua si kryediplomate e BE-së në qershor; megjithatë, roli i saj do të konfirmohet në një seancë dëgjimore më 18 korrik. /AA