Startojnë 45 minutat vendimtare të finales Spanjë-Angli
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol përkundër një sfide dinamike të zhvilluar ndërmjet Spanjës dhe Anglisë në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, por ndryshe pritet të jetë pjesa e dytë e cila tashmë ka filluar në Berlin.

Lojtarët cilësor si Yamal e Williams te Spanja, por as Bellingham e Kane te Spanja nuk arritën të tregohen të rrezikshëm për portën kundërshtare në 45 minutat e para, përcjellë KosovaPress.

Spanja synon ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Kjo është finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024