Yamal e thotë hapur: Ja si do ta mposhtim Anglinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Superylli i krahut të Spanjës, Lamine Yamal, ka zbuluar se si skuadra e tij mund ta mposhtë Anglimnë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian. Në një përplasje titanike në Berlin, Spanja përballet me ‘Tre Luanët”, ndërsa ata kërkojnë fitoren e tyre të parë në kompeticion që nga viti 2012 për të mbyllur një turne të jashtëzakonshëm.
Edhe pse shumë tifozë kanë vënë në pikëpyetje cilësinë e përgjithshme të shfaqur në Gjermani, “La Roja” është padyshim një përjashtim nga kjo pasi ata vazhdimisht kanë mahnitur kundërshtarët me lojën e tyre të shpejtë sulmuese, përcjellë KosovaPress.
Edhe pse Anglia nuk ka qenë aq mbresëlënëse gjatë gjithë kompeticionit, do të jetë thirrja e kujtdo që do ta fitojë atë të dielën mbrëma duke pasur parasysh bollëkun e talenteve të kanë.
Duke folur për gazetën spanjolle “Marca” pak para ndeshjes, Yamal i Spanjës zbuloi se si skuadra e tij mund të përballojë “Tre Luanët”.
“Të luajmë ashtu siç po bëjmë, si kundër Gjermanisë apo Francës”. tha ai. “Të jemi vetvetja, të kemi topin dhe ta kontrollojmë lojën në çdo kohë. Mendoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse e bëjmë këtë.”
Anësori i Barcelonës ka qenë ylli i parë i kompeticionit dhe nëse ai është në anën fituese ka më shumë gjasa të kurorëzohet si lojtari i turneut.