Kurti i dëshiron shërim të shpejt ish presidentit Trump: Dhuna politike është e papranueshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar aktin kriminal të tentim vrasjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i dëshiruar shërim të shpejt.

Kurti nisi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka mbetur i shokuar nga tentim vrasja e ish-presidentit, Trump.

“Dhuna politike është e papranueshme, demokracia dhe paqja janë vlera dhe mënyra të drejta kudo. Qartazi jetojmë në një epokë që nuk është veçse e vështirë por edhe e rrezikshme dhe prirkëshit për këtë arsye, shteti ligjor , demokracia të jenë shumë më të fuqishme se kurrë më parë dhe të mos kenë kurrë rehati. SHBA janë miku dhe aleati jonë më i madh dhe i pazëvendësueshëm”, tha ai.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024