Rreth 800 gjoba janë shqiptuar për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Rreth 800 gjoba janë shqiptuar për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës. Shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë sektori i ndërtimtarisë dhe i marketeve. Shkëputje e kontratës, mos kompensim i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesë e sigurisë e shëndetit në punë, këto janë disa nga shkeljet e të drejtave të punëtorit që janë evidentuar në këto sektore të ndëshkuara nga Inspektorati.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi në intervistën për KosovaPress, thotë se nga janari deri në qershor kanë realizuar mbi 5900 inspektime. Po ashtu, deklaron se gjatë këtij viti ka vdekur një person në vend të punës si pasojë e kushteve të punës.
Ai thotë se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve ka për qëllim vetëdijesimin e subjekteve.
Gjatë monitorimit të zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, Nikçi shton sektori më i ndëshkuar është i ndërtimtarisë dhe i marketeve.
Shkëputje e kontratës, mos kompensim i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesë e sigurisë e shëndetit në punë, këto janë disa nga shkeljet që liston Nikçi nga inspektimet që janë bërë gjatë gjashtë muajve.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi në intervistën për KosovaPress, thotë se është trefishuar numri i inspektimeve dhe i prezencës së tyre në terren.