Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, mendon se Spanja dhe Anglia ishin dy skuadrat më të mira në Euro 2024.
Qetësia është ajo që transmeton trajneri përpara një finaleje që beson se ka bashkuar një vend si Spanja rreth kombëtares.De la Fuente tha se Spanja dhe Anglia janë dy kombëtaret më të mira të futbollit dhe kjo është arsyeja që ato do të luajnë në finale.
“Ne jemi dy skuadrat më të mira dhe prandaj jemi në finale. Gjëja themelore është të jemi të fokusuar dhe të mos bëjmë gabime. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për të luajtur një finale”, tha ai."Nuk e kemi humbur kurrë perspektivën. Ne fokusohemi vetëm te vetja dhe jo te ato që thuhen. Nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit dhe më të fokusuar, nuk do të mund të fitojmë, por e di që do ta bëjmë. Unë kam respekt total për Anglinë, por do të jetë një ndeshje e barabartë. Ne do të garojmë për të fituar. Mund të fitosh në një lojë edhe nëse je më keq. Nëse nuk jemi Spanja, do të kemi probleme. Një nga pikat tona të forta është të tërheqim shumë dhe të tregojmë se cili është stili ynë, edhe pse ne kemi qenë tashmë pjesë e asaj historie”, ka thënë ai.