Kurti iu uron suksese sportistëve të Kosovës përpara nisjes në Lojërat Olimpike
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Më pak se dy javë na ndajnë nga Lojërat Olimpike 2024 dhe tashmë xhudistët e Kosovës po bëjnë përgatitjet e tyre të fundit në Qendrën Nacionale të Xhudos.
Kryeministri Albin Kurti u ka uruar sportistëve kosovarë rrugë të mbarë dhe suksese.
“Krenarë jemi, krenarë na bëni. Forca”, ka thënë ndër tjera Kurti në një video-adresim në Facebook.
Lojërat Olimpike Verore mbahen në Paris nga data 26 korrik deri më 11 gusht 2024. Për Komitetin Olimpik të Kosovës, Paris 2024 do të jenë Lojërat e treta Olimpike Verore.
Nga nëntë sportistë, gjashtë janë kualifikuar direkt, ku pesë janë nga xhudo dhe një nga boksi, kurse tre sportistë do të marrin pjesë me ftesë të universalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.
Listës i prijnë kampionet olimpike xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka, ndërsa boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, atletikën Gresa Bakraqi dhe notin Hana Beiqi e Adell Saboviq.