Me siguri të gjithë jeni duke menduar për pushime – por të shumtë janë ata që ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre për një arratisje për disa ditë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për t’u relaksuar, shkruan Neus Palou në të përditshmen spanjolle “Lecturas”.
Nëse dëshironi të udhëtoni, por po kërkoni një destinacion që nuk do të kushtojë shumë, alternativa më e mirë është të zgjidhni një vend ku çmimet për akomodimin dhe ushqimin janë më të ulëta se në Spanjë.Ne kemi zbuluar destinacionet perfekte për ju. Udhëtoni në Shqipëri, Qipro Greqi apo Azores dhe do të bini në dashuri, përveç kësaj, të gjitha shërbimet ofrohen me çmime te përballueshme!
Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të shkuar me pushime këtë verë:Shqipëria është kthyer në modë sepse është një vend i bukur, i panjohur dhe i lirë.
Një perlë e fshehur që ofron një ndërthurje të natyrës dhe historisë magjepsëse.
Turneu përfshin gjithashtu një vizitë në rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, në Korçë dhe Elbasan.
Një vend që ka fituar një rritje të popullaritetit, por ende nuk është prekur nga turizmi masiv.
Eksploroni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, duke vazhduar drejt Lezhës – për të vizituar më tej Memorialin e Skënderbeut.