Beerfest Kosova 2024 nis edicionin e ri në atmosferë madhështore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur Festivali tradicional Beerfest Kosova 2024 me shumë risi, përfshirë hapësirë më të madhe, më shumë brende të birrave, si dhe program me artistët më të kërkuar në vend e rajon.

Në natën e parë të festivalit për të pranishmit kanë performuar Blerando, Ardi Gashi, Mirdon Pacolli dhe Ylli Limani.

Rritja e interesimit të vizitorëve kanë shtyrë organizatorët e festivalit që të sjellin risi në çdo aspekt.  Festivali posedon edhe këndin e ushqimit dhe pijeve jo alkoolike, përfshirë edhe pjesën Chill Zone, e cila iu ofron vizitorëve zgjedhje të larmishme, duke u siguruar që të gjithë të kenë diçka për t’i shijuar.

Përveç muzikës, birrës dhe ushqimit, BeerFest nga sot e deri më 15 korrik sjell edhe lojëra të ndryshme, duke filluar nga ato klasike e deri tek aktivitetet për një aventurë të paparë, si Beer Pong dhe Beer Olympics.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024