Gjobat për refuzuesit e regjistrimit të popullsisë shpallen brenda dy-tri javësh
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka paralajmëruar sot se të gjithë banorët e Kosovës të cilët kanë refuzuar që të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë do të gjobiten.

Në një konferencë për media, ai tha se bëhet fjalë për qindra persona që kanë refuzuar të regjistrohen, teksa gjoba për individë është 2 mijë euro, ndërsa  për persona juridik, organizata dhe shoqata deri në 20 mijë euro, e të cilat pritet të shpallen brenda pak javësh apo në muajin shtator.

Kastrati, nga gazetarët u pyet nëse ka statistika se sa është numri i popullsisë sipas etnive, porse tha se këto detaje pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti.

"Për indikatorët tjerë, përfshirë përkatësinë, religjionin, edukimin, punësimin do të publikohen në dhjetor. Është një kriter një standard që të dhënat publikohen në fund të këtij viti”, tha Kastrati.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024