Regjistrimi i popullsisë, flet fituesi i shpërblimit të ASK-së prej 10 mijë eurove
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Alberit Sopa është fituesi i lojës shpërblyese në vlerë prej 10 mijë euro, i shpallur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për të qëlluar numrin e saktë gjatë regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Ai kishte supozuar se numri total i banorëve do të jetë 1 milionë e 586 mijë 640, duke iu afruar më së shumti numrit sipas ASK-së, që është 1 milion e 586 mijë e 659.
Pas pranimit të shpërblimit, Sopa tha u shpreh se përafrimi i numrit me atë real, ka qenë më shumë çështje fati.
Egzona Grajqevci nga komisioni vlerësues tha se vlera e shpërblimit është 10 mijë euro bruto. Ajo tregoi se kriteri për të fituar çmimin ishte që pjesëmarrësit të qëllojnë numrin e saktë ose të përafërt me numrin real të banorëve në procesin e regjistrimit.