Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Banorët që kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të gjithë banorët e Kosovës të cilët kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten.

Kështu, ka thënë në një konferencë për media ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Ai tha se është një numër i vogël i atyre që nuk kanë dashur të regjistrohen dhe se bëhet fjalë për qindra persona, pa kaluar në mijëshe.

Kastrati tha se për individ gjoba është 2 mijë euro, ndërsa  për të tjerët deri në 20 mijë euro.

Nga gazetarët u pyet nëse ka statistika se sa është numri i popullsisë sipas etnive, porse tha se deri më tani nuk ka statistika të ndara në këtë aspekt.

Përveç kësaj, Kastrati tha se ende nuk mund të publikohen te dhënat nga shënimi i dëmeve nga lufta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024