Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë.
Sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë.Kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje.
Kurse, 29 të tjera kishin zvogëlim të popullsisë.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm një ushtrim statistikor, por një reflektim i përkushtimit për të adresuar nevojat e popullatës.
Ai tha se me të dhëna të sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se numri rezidentë i banorëve në Kosovë është 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë.
Ai tha se 795 mijë e 46 janë meshkuj, ndërsa 791 mijë e 614 femra.
Kastrati tregoi se janë 560 mijë banesa të banueshme dhe se ekonomitë familjare janë në rritje me 353 mijë.
Ai potencoi se në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Koordinatorja për zhvillim në UNKT, Arnhild Spence, tha se regjistrimi i popullsisë është një arritshmëri në shtegtinë kosovare drejt zhvillimit. Ajo tha se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në të dhëna dhe se në Kosovë kemi shumë të tilla.
Ndërkaq, për aspektin ndërkombëtar të Regjistrimit të Popullsisë foli Eduard Jongstra, për çka tha se kanë vëzhguar intervista për së afërmi dhe është vërtetuar se pyetësori i përmbushë të gjitha rekomandimet që ekzistojnë në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, mbresëlënës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne, derisa përmendi edhe përdorimin e të dhënave GPS.