Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve pa shpenzuar shumë, vizitoni Shqipërinë, një destinacion i bukur evropian me fluturime të përballueshme dhe plazhe të mrekullueshme, shkruan Danielle Kate Wroe në të përditshmen britanike “Liverpool Echo”.
Udhëtimi nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj – veçanërisht nëse rezervoni fluturime të lira. Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve me çmime te lira, ne ju rekomandojmë Ksamilin, në Shqipëri.“Adhuruesi i udhëtimeve @kieranbrowntravel, së fundmi zbuloi në TikTok pushimet e tij në Shqipëri.
Në një video, e cila mori më shumë se 437,000 klikime, ai tha: “Rezervova një fluturim në Shqipëri dhe tani jam duke kampuar vetëm në malet shqiptare, duke notuar në ujin më të bukur”.“Shqipëria është një magji. Vend i mrekullueshëm”, komentoi një ndjekës tjetër.
Ksamili është i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe ujërat e kristalta të detit Jon.
Këta ishuj ofrojnë plazhe shtesë të izoluar dhe janë një atraksion për vizitorët.
Atëherë pse të mos e përfundoni ditën tuaj me një vakt të mirë në një vend që të lë pa frymë.
Zona është e njohur për ushqimet e shijshme të detit të freskëta dhe kuzhinën tradicionale shqiptare – dhe ka një mori restorantesh me pamje nga deti dhe ishujt.
Ky aeroport është rreth katër orë me makinë larg Ksamilit, por aeroporti më i afërt ndërkombëtar është në fakt Korfuzi, Greqi.
Pra, do ta shtoni Ksamilin në listën tuaj të destinacioneve për pushime?/ATSh/