Publicisti Bardhyl Mahmuti i ka bërë një kërkesë publike Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) që të ngrit një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi.
Në kërkesën publike, ai ka shkruar se bëhet fjalë për veprën “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë - Aspekte juridike”, autor Arsim Bajrami dhe “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023.Zotit Mehmet Kraja, Kryetari ASHAK-së
Zonjës Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe redaktore e librave “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë - Aspekte juridike” me autor Arsim Bajramin, dhe “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023;Zotit Agim Zogaj, recensues i librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë - aspekte juridike”;
Zotit Frashër Demaj, që përgatiti për botim librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”,
Të nderuar,
- veprat e lartpërmendura përmbajnë gabime të shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit dhe interpretime të pasakta për gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rrjedhimisht, ato nuk i plotësojnë kriteret shkencore që të botohen si libra të veçantë, aq më pak në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës;
- mungesa e njohurive teorike rreth krimit të gjenocidit që karakterizon autorin e librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë - aspekte juridike” dhe autorët e “kumtesave shkencore” të përmbledhura në librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” ka pasur për efekt negativ në zhvendosjen e krimeve serbe nga krimi i gjenocidit në kategoritë e tjera penale;
- botime të tilla në emër të ASHAK-së me qasje të gabuara ndaj krimit të gjenocidit mund të shfrytëzohen nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë, “për të argumentuar” se gjoja Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë;
- qasjet e tilla të gabuara të akademikëve të librave në fjalë mund të kenë ndikim të madh negativ në përhapjen në mesin e juristëve dhe historianëve të rinj të pasaktësive shkencore rreth krimit të gjenocidit;
Këto janë vetëm disa nga arsyet, që kërkoj publikisht nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që të ngrejë një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi: