Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme në përkujtim të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe do të vazhdojnë seancën e rregullt, ku në rend dite janë paraparë 30 pika, ndër to edhe themelimi i Komisionit Hetimor për zjarret në IML
Seanca e jashtëzakonshme nis në orën 09:30. Kurse, vazhdimi i asaj të rregullt pritet të nis në orën 10:00.Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH.
Si pikë e 28-të e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,19. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,
20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
25. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
26. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
28. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
29. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
31. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
32. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.