Kurti e Murati fajësojnë Haradinajn për humbjen e 21 milionë eurove me “Contour Global”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t'i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo kontratë nuk do të duhej të nënshkruhej fare në vitin 2017, pasi pasojat kanë qenë të parapara qysh atëherë. Me gjithë pasojat, sipas tij, është shumë më mirë që ky projekt nuk është realizuar.

"Për fat të keq ndërprerja e qeverisjes sonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese ka zbrastësi për të trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla. Kështu siç kanë shkuar ngjarjet krijohet bindja se asnjë herë ky projekt plan ta gjejë financimin e duhur, por është mjaftuar me idenë e një Arbitrazhi të mundshëm që t’ia merr paratë Kosovës. Me gjithë pasojat, është shumë më mirë që i njëjti nuk është realizuar, sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, theksoi Kurti.   

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe “Contour Global” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 nga ish-Qeveria Haradinaj, pavarësisht paralajmërimeve se një marrëveshje e tillë nuk do duhej të arrihej.

“Një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 përmbante vetë nënshkrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Qeveria Haradinaj kishte nënshkruar këtë marrëveshje përkundër të gjitha paralajmërimeve nga opozita, nga shoqëria civile dhe nga ekspertët e fushës që një kontratë e tillë nuk duhej të nënshkruhej”, theksoi ai.  

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka shtuar se “Ajo që kemi fituar në arbitrazh është pothuajse shtatëfishi i kësaj që duhet të paguhet.

Kjo kompani amerikane e kishte çuar në arbitrazh Kosovën gjatë vitit 2020-s lidhur me projektin e Termocentralin “Kosova e Re”.

https://kosovapress.com/kosova-humb-rastin-ne-arbitrazh-me-contour-global-demshperblimi-mbi-20-milione-euro

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024