Pas takimit me Inspektorin e Përgjithshëm, Musliu thotë se evidentuan çështje të brendshme të AKI-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas mbledhjes, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se për shkak te sensivitetit, ky komision është mbajtur me dyer të mbyllura.

"Sot kishim në raportim Inspektorin e Përgjithshëm të këtij agjencioni... Ju e dini që kompetencat e inspektorit janë mbikëqyrja, hulumtimi dhe hetimi i punonjësve të AKI-së. Evidentuam shumë çështje të brendshme të AKI-së", tha ajo.

Ajo tha se javën e ardhshme do të ftohet në takim drejtori i AKI-së, pas deklarimeve te fundit për situatën e sigurisë në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024