“Karton i verdhë”, Morata bën shaka pas incidentit të sigurimit në ndeshje Spanjë-Francë (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 2 min.
Alvaro Morata u godit aksidentalisht në këmbën e djathtë nga një roje sigurie pas fitores së Spanjës ndaj Francës, por objektivi i Milanit thotë se ndihet mirë këtë mëngjes dhe bën shaka se sigurimi e meritonte një “karton të verdhë”.
Spanja e Moratas u kualifikua për në finalen e Euro 2024 të martën pasi mposhti Francën 2:1, por pati një frikë për kapitenin e La Rojas, i cili u godit aksidentalisht nga një roje sigurie që po përpiqej të ndalonte një person që kishte hyrë në fushë, raporton KosovaPress.
Morata foli shkurtimisht për “Marca” mëngjesin e së mërkurës, duke këmbëngulur se ndihet mirë.
Morata gjithashtu bëri shaka për incidentin, duke thënë se roja i sigurisë meritonte një karton të verdhë.
Morata është shfaqur si objektivi kryesor i Milanit për sulmin këtë verë dhe sipas “Gazzettas”, kuqezinjtë janë gati të paguajnë klauzolën e tij prej 13 milionë eurosh dhe të ofrojnë një kontratë katër milionë euro në vit deri në vitin 2027.