Gjithnjë e më shumë turistë italianë kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri – një vend i jashtëzakonshëm me plot surpriza, shkruan Alessandro Fabiani në një artikull të botuar në revistën italiane newsicily.it .
Plazhet më të bukura në ShqipëriKsamili, i njohur si një nga perlat e Shqipërisë, ofron plazhe ëndrrash me rërë të imët. I vendosur pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, ky destinacion tërheq turistët falë ujërave të tij të kristalta dhe mundësisë për të eksploruar ishujt e vegjël aty pranë. Me çmime të përballueshme, Ksamili është një parajsë edhe për pushime familjare.
Plazhi i Pasqyrave, Sarandë
I fshehur mes shkëmbinjve të thepisur të Sarandës ndodhet Plazhi i Pasqyrave – një cep qiellor i njohur për zhavorrin e bardhë dhe ujin transparent. Edhe pse aksesi është sfidues, panorama që hapet para syve të vizitorëve ‘ia kthen mundin’.
Plazhi i Lukovës
Plazhi i Dhërmiut
Dhërmiu ndërthur kaltërsinë e detit me gjallërinë e jetës së natës lokale. Plazhi i tij i gjatë prej zhavorri është i pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për të kaluar ditë të paharrueshme të rrethuar nga dielli, muzika dhe argëtimi.
Për adhuruesit e eksplorimit dhe natyrës së egër ekziston Gjiri i Gramës – i arritshëm kryesisht nga deti. Ky vend magjepsës premton peizazhe mahnitëse larg turmave turistike, transmeton ATSh.
Plazhi i Himarës
Plazhi i Porto Palermos
Së fundi, Porto Palermo ju fton të zbuloni Kalanë e tij historike të zhytur në natyrën e pacënuar. Një vend ku historia dhe bukuria natyrore bashkëjetojnë, duke krijuar një skenar pothuajse përrallor të përshtatshëm për adhuruesit e traditave kulturore shqiptare.