Mungon LVV, dështon Komisioni Hetimor për anëtarët e shërbimit të jashtëm të MPJD-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Në mungesë kuorumi ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë mbledhje të komisionit, në rend dite ka qenë hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.
Të pranishëm në këtë komision kanë qenë vetëm katër deputetë, Time Kadrija nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Rrezarta Krasniqi nga radhët e Lidhja e Demokratike e Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Hetimor, Time Kadrija tha se nuk ka kuorum për të vijuar mbledhjen e këtij komisioni.
Kadrija theksoi se pret nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të sjellin listën e dëshmitarëve.
Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka angazhuar tre ekspertë. Ky komision është themeluar me kërkesën e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi për hetimin, siç ka thënë ajo, të degradimeve që janë bërë në MPJD.