Bajrami: Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj protestës së punëtorëve të kompanisë që e ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit.
Ajo ka kërkuar nga deputeti i LVV-së Armend Muja që t’ju adresohet këtyre punëtorëve.
“Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t'i bindë se ‘ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë’'. Qeveria e propagandës, ka dështu me me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në”, tha Bajrami.
Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, sipas Bajramit kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet të jetë sipoas saj edhe paga që kanë me i paguar punëtorët.
Sipas Bajramit kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qenë nën pagën minimale të stafit të organizatës.
“Mos harroni këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021. Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtëpi është më mirë për vendin”, përfundoi ajo.