Gazetari Berisha: Punonjësi i BIK-ut përdori gjuhë të urrejtjes ndaj meje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazetari Ridvan Berisha është bërë target i disa postimeve online.

Ndaj tij thuhet se është përdorur gjuhë e urrejtjes nga një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke nxitur edhe komente të tjera.

Lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke thënë se gjuha fyese dhe linçuese ndaj gazetarëve është e papranueshme.

Madje, kanë kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë. 

Komunikata e plotë:

Gjuhë e urrejtjes ndaj gazetarit Rid Berisha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka përcjellur me shqetësim disa postime online që kanë targetuar gazetarin, Rid Berisha, nga KosovaLive.net.

Berisha e ka njoftuar AGK-në, se një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shkruar me gjuhë të urrejtjes ndaj tij dhe ka nxitur edhe të tjera komente kundër, duke bashkuar disa foto të Berishës, duke bërë homazhe për sulmet e 7 tetorit në Izrael. 

Për AGK-në, gjuha fyese dhe linçuese ndaj gazetarëve është e papranueshme. 

AGK-ja, e fton Bashkësinë Islame të Kosovës të distancohet nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024