Vangjel Tavo kandidat i PS-së për bashkinë e Himarës
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi në një prononcim për media u shpreh sot se kandidatura e Tavos “vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone dhe i asaj krahine”.

“Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë”, u shpreh Blendi Klosi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë për kreun e Bashkisë do të zhvillohen më 4 gusht.

 Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë datë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Fredi Belerit pasi është dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burgim për shit/blerje votash./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024