Personi i arratisur nga burgu i Smrekovnicës vihet në kërkim nga Policia e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
449718572_780790307594563_5537595436246193172_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë e Faton Mustafë Hajrizit (39), i arratisur sot nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim të raportojnë në polici.

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192, +383 (0) 28 532 366 - Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu, 044/355 108 dhe e-mail adresa: [email protected]

Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi

Data e lindjes: 06.02.1985

Vendi i lindjes: Skenderaj

Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj

Gjinia: M

Ngjyra e flokëve: Zezë

Ngjyra e syve: Kaltër

Nacionaliteti: Shqiptar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024