AGK zgjedh kryesinë e re, kandidatët kërkojnë besimin e votuesve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjedh kryesinë e re të organizatës.

Pas tri vjet nga zgjedhjet e fundit, kandidaturën për kreun e AGK-së e kanë shpallur kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.

Me këtë rast, Rexha premtoi se nëse do të rizgjidhet në këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre.  Ai kërkoi besimin e votuesve që të merr edhe një mandat për këtë pozitë.

Kandidati tjetër për kryetar, Mentor Buzhala derisa kërkoi që të votohet, tha se e ka në plan se si duhet të funksionojë AGK-ja në tri vjetët e ardhshëm. Përveç kësaj, ai kërkoi nga votuesit që të votohen katër gra dhe një burrë për anëtarë të bordit.

Përpara se të fillonte procesi për votimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit, Rexha prezantoi disa nga aktivitete kryesore të AGK-së gjatë mandatit trevjeçar.

Ai tha se kthimi i çmimeve vjetore për gazetarët dhe rritja e tyre nga 4 në 9 ka qenë ndër gjërat kryesore që kanë bërë. Përveç kësaj, Rexha përmendi avokimin për sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet e ndryshme, duke potencuar se kanë arritur ta ngritin zërin dhe t’i dënojnë ato.

Ndër të tjera, Rexha përmendi sigurimin e  dy donacioneve me pajisje mbrojtëse për rreth 20 media.

Përveç këtyre, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha shpalosi detaje nga raporti financiar. Ai tha se për vitin 2021 të hyrat vjetore kanë qenë mbi 98 mijë euro, ku 39 për qind e tyre janë shpenzuar për pagat e stafit ekzekutiv dhe 59 për qind të tjera për organizmi të konferencave, printime të raporteve e të tjera.

Për vitin 2022, Rexha potencoi se të hyrat ishin afro 250 mijë euro, ndërsa për vitin 2023 ato arrijnë mbi 525 mijë euro.

Rezultatet me emrat e përzgjedhur për kryetar të AGK-së dhe anëtarëve të bordit do të shpallen në orën 15:00.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024