Përdorimi i rrjetit TikTok është ndaluar tashmë me një vendim në institucionet shtetërore të Kosovës, por ai vazhdon të përdoret në nivel vendi.
Më 28 qershor, Qeveria e Kosovës miratoi ligjin për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e vendit, me qëllim të ruajtjes së privatësisë.Ky agjencion, ka kërkuar nga përfaqësuesit e TikTok-ut në Evropë, me të cilët janë takuar, që politikat e privatësisë të rrjetit social të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila është bërë tashmë. Gjithashtu kanë kërkuar që mosha e përdorimit të këtij rrjeti social nga 13 të ngrihet në 16.
Sociologu Ferdi Kamberi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka shprehur shqetësimin se shumë fëmijë e gjejnë veten të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme seksuale, e cila mund t’i dërgojë në sjellje seksuale të të miturve dhe të dëmtojë zhvillimin e tyre emocional dhe social.
Shqetësimet se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e ndjeshme të përdoruesve në TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e kanë shtyrë qeverinë amerikane të miratojë legjislacionin që ndalon platformën e mediave sociale nëse ajo nuk shitet për një vit.
Britania dhe Parlamenti i saj, Australia, Kanada, krahu ekzekutiv i BE-së, Franca dhe Parlamenti i Zelandës së Re kanë ndaluar aplikacionin nga pajisjet zyrtare pasi përfaqëson një kërcënim të sigurisë kombëtare.