Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në reformën në drejtësi.
Pas rrëzimit të Projektligjit për byronë për verifikimin, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, Hasani deklaron se reforma në drejtësi i mbetet mandatit të radhës të kësaj qeverise ose ndonjë tjetër.Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për KosovaPress thotë se qeveria duhet të kishte parasysh se para reformën në drejtësi duhet t’i paraprinte me nxjerrjen e normave të duhura ligjore dhe analizën e detajuar të afateve kohore të shqyrtimeve në gjykata, pasi siç konsideron një reformë kaq e thellë në drejtësi është e pashmangshme të mos shkohet nën filtrin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka pasur të drejtë me shpalljen të pavlefshëm të Projektligji për byronë, derisa konsideron se sulmet ndaj këtij mekanizmi janë të papranueshme.Ai kritikon edhe Këshillin e Etikës në rastin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual, derisa konsideron se ka probleme edhe me avancimet akademike në UP.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...