Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se tri kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti në dialog janë fiktive dhe vetëm për konsum të brendshëm politik.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për KosovaPress deklaron se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit sjell detyrime të reja të pafavorshme për Kosovën, pasi krijohet autonomia për serbët në veri si dhe eksterritorialiteti për Kishën ortodokse serbe në Kosovë.Hasani thotë se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit nuk paraqet asgjë te faktori ndërkombëtare për të rritur besueshmërinë ndërmjet palëve. Ai shton se edhe letra e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq dërguar BE-së nuk determinon ligjshmërinë dhe detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ndërkaq e konsideron si të pamundur edhe kërkesën për ekstradimin në Kosovë të përgjegjësit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Hasani kritikon kryeministrin Kurti se me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit ka përjashtuar njohjen de-jure dhe de-facto të Kosovës si dhe ka pranuar të hyjë në një proces të dialogut, i cili mund të mos përfundojë kurrë.Madje sipas Hasanit drafti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian s’ka nevojë as për nënshkrim dhe vulë dhe se nuk është as një non-paper, siç po e konsideron kryeministri Kurti.
Kërkesën e tij që ky draft të dërgohet në Komision të Venecias nga BE-ja, profesori Hasani e konsideron si të pamundshme dhe si një tallje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...