Qeveria e Kosovës është e obliguar të bëjë rishikimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2024, por deri më tani mbetet ende paqartë nëse do të ndodh një gjë e tillë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaron se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të Ligjit për Buxhetin dhe rritjen e pagave.
Derisa, ish-ministri i Financave, Haki Shatri thekson se ka informacione që do të ketë rritje koeficientit të pagave, dhe parashikon se me rishikimin e buxhetit mund të bëhet kjo rritje e pagave për qëllime elektorale. Megjithatë, këtë mundësi për rritje të pagave e ka kritikuar opozita, duke e quajtur si qëllim elektoral, ndonëse nga partia në pushtet thonë se është e natyrshme të ketë një propozim nga Ministria e Financave për rritjen e pagave.Ndërsa, ish ministri i Financave, Haki Shatri thekson se nga paralajmërimet jo zyrtare pritet që koeficienti i pagave në sektorin publik të rritet nga 110 sa është aktualisht në 130 euro, derisa vlerëson se kjo rritje nuk është e madhe.
Mirëpo, ai konsideron se nëse ndodhë kjo rritje, është për shkak të votave.Sikur Shala mendon edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Në anën tjetër, reflektim në këtë drejtim presin edhe vetë pushteti. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja thotë se është e natyrshme që të pritet nga Ministria e Financave që të bëjë propozimin për rritjen e pagave në kuadër të ligjit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...