Krasniqi uron pavarësinë e SHBA-së: Sot feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e shpalljes së pavarësisë.
Krasniqi, ka shkruar se kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.
“Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë. Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re - atë të lirisë dhe të zhvillimit.
“Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.