Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë
Lexohet për: 2 min.
auto_lejet-600x3601608329026
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se dje në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30,  komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.

Ai ka shkruar në Facebook se zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të menjëhershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke ju ndaluar hyrjen në provim për 3 vite.

“Sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin. Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmëruar organet e rendit”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Kjo ministri dyshon që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim,  por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve.

“Jemi të përkushtuar që këto parregullsia në njësi të eliminohen”, shkruan Durmishi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024