Montella: Fitorja me Milanin është e mrekullueshme, por Turqia…
Lexohet për: 1 min.
13-Montella milani turqia
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, pranon se fitimi i një trofeu me Milanin ishte "i mrekullueshëm", por arritja në çerekfinale të Euro 2024 me Turqinë do të thotë "pak më shumë".

Montella është i vetmi italian që ka mbetur në çerekfinale të Euro 2024. Kombëtarja e tij turke mundi Austrinë në raundin e 16-të të martën mbrëma, falë dy golave nga ish-mbrojtësi i Atalantas dhe Juventusit, Merih Demiral, raporton KosovaPress.

Ish-trajneri i Milanit, Fiorentinas dhe Sampdorias, Montella fitoi Superkupën e vitit 2016 me Milanin duke mposhtur Juventusin me penallti, kështu që atij iu kërkua ta krahasonte atë fitore me arritjen e tij si trajner i Turqisë.

“Një fitore nuk anulon një tjetër. Nëse shikoj të kaluarën, ngritja e një kupe me Milanin ishte e mrekullueshme sepse jo shumë trajnerë e kanë bërë këtë në karrierën e tyre. Kjo është në një nivel tjetër, një dimension tjetër. Është në nivel evropian dhe përfaqëson një vend, jo një klub”, tha Montella.

"Nuk mund t'i krahasoj ato, por ndoshta kjo do të thotë pak më shumë sepse po ndodh tani dhe po e shijoj", tha më tej Montella.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025