Zyrtare: Kjo është skuadra e re e Mërgim Pefqelit
Lexohet për: 1 min.
44-Zyrtare
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Me përfundimin e këtij sezoni, Mërgim Pefqeli i dha fund karrierës së tij te Prishtina, ndërsa sot u zbulua edhe skuadra e re e tij.

Bëhet fjalë për skuadrën e Ismet Munishit, KF Dukagjinin e cila e ka prezantuar sot Pefqelin si transferimin më të ri të klubit, raporton KosovaPress.

Pefqeli në dy sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës.

“Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne. Mirë se vjen Mërgim”, shkruante në komunikatën e Dukagjinit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025