Putin takohet nesër me Erdogan dhe Xi
Presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet nesër me homologun e tij turk Rexhep Tayyip Erdogan, dhe atë të Kinës – Xi Jinping.
Kjo pritet të realizohet gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Putini u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus, shkruan Sky News.
SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.
Anëtarët e tjerë të plotë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”.