Banka Kombëtare Tregtare (BKT) sot shënoi hapjen e një kapitulli të ri në historinë e saj në Suharekë, duke ngjallur mundësi të reja për banorët e këtij qyteti. Ceremonia solemne e inaugurimit të pikës së saj të re shënoi fillimin e një udhëtimi të qëndrueshëm drejt shërbimeve të avancuara financiare për banorët dhe bizneset e rajonit.
Me hapjen e kësaj pike, qytetarët e Suharekës tani do të kenë qasje më të lehtë dhe më të afërt në shërbime bankare të kualitetit të lartë, duke përfshirë kredi për zhvillim personal dhe biznesi, mundësi të zgjeruara për pagesa dhe transfera elektronike, si dhe këshillim financiar profesionist. Kjo hapësirë e re jo vetëm që sjell komoditet për qytetarët, por gjithashtu kontribuon në rritjen ekonomike të Suharekës duke inkurajuar investime dhe zhvillim të mëtejshëm të bizneseve lokale.Përveç krijimit të vendeve të reja të punës, Suka theksoi se BKT-ja do t’iu ofrojë qytetarëve dhe bizneseve të Suharekës kushte më të favorshme të qarkullimit të parasë, transfereve të shpejta, kredive të volitshme, duke shtuar se këto do të mundësojnë zhvillim të aktiviteteve të tyre pa probleme dhe me suksese të qëndrueshme.
“Është nder dhe privilegj për mua që sot si nënkryetare e komunës të jem këtu me ju sot në këtë ceremoni të rëndësishme të hapjes zyrtare të degës të Bankës Kombëtarë Tregtare në komunën tonë. Ngjarje kjo që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Konkurrenca gjithmonë rritë cilësinë, andaj kjo bankë sigurisht do t’iu ofrojë qytetarëve dhe bizneseve të komunës tonë kushte më të favorshme të qarkullimit të parasë, transfereve të shpejta, kredive të volitshme dhe me këto do të mundëson zhvillim të aktiviteteve të tyre pa probleme dhe me suksese të qëndrueshme…Kjo bankë me ofrimin e shërbimeve financiare të standardeve të larta do të kontribuojë në zhvillimin e biznesit lokal, krijimin e vendeve të reja të punës me rritjen e mirëqenies ekonomike të komunitetit tonë”, tha Suka.
Ai tha se BKT ka tejkaluar 1.2 miliardë në madhësi të aseteve, mbi 640 milionë në kredi neto dhe mbi 950 milionë në depozita, duke mbajtur një pjesë tregu prej 16.3% në madhësinë e aseteve.
“Sot, pas 17 vitesh funksionim në Kosovë, hapëm këtë degë të re. Dizajni është modern por ne ruajmë edhe vlerat tona, vlerat tradicionale, ndaj kemi brenda degës këtë skulpturë të Mbretëreshës Teuta. Kjo përzierje e përparimeve më të fundit dhe homazhit historik e bën konceptin tonë të ri. BKT Kosova ka arritur të jetë banka me rritjen më të lartë në të gjitha kategoritë krahasuar me homologët në katër vitet e fundit, duke shënuar ritme të qëndrueshme rritjeje të larta ndër vite. Ne kemi tejkaluar 1.2 miliardë në madhësi të aseteve, mbi 640 milionë në kredi neto dhe mbi 950 milionë në depozita, duke mbajtur një pjesë tregu prej 16.3% në madhësinë e aseteve. Që nga viti 2020, BKT Kosova ka marrë më shumë se 60 çmime. Vetëm në vitin 2024 kemi marrë 10 çmime, duke përfshirë 3 çmime për qëndrueshmërinë. Çmimet më të spikatura janë marrë nga institucione me famë si The Banker, Euromoney, Global Finance dhe EMEA”, tha Sümer.
Ai tha se BKT ka shumë kapacitet duke u shprehur optimist se me hapjen e degës së re në Suharekë do t'i shërbejnë këtij qytetarëve të kësaj komune më tepër se më parë.
Bakkal tha se dëshironin të bënin diçka më të veçantë për qytetin e Suharekës, me hapjen e degës së re të BKT-së.