Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami kanë akuzuar njëra tjetrën për siç u tha dështimin e projektit për digjitalizimin e arsimit parauniversitar.
Gjatë shqyrtimit të Raportit të auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”, në mbledhjen e Komisionit u tha se Kosova paguan kredi mbi 5 milionë euro për projektin për digjitalizimit të arsimit që nuk është funksional.Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për projektin e digjitalizimit. Deputetja e LDK-së, Bajrami duke folur për këtë projekt, ia tha ministres Nagavci: Ju lutemi mos të luajmë ping-pong.
Deputetja Bajrami duke iu referuar raportit të auditimit rreth tenderit për mësimin online, tha se Ministria e Arsimit nuk ka pas raport të nënshkruar për pranim teknik të softuerëve, në ndërkohë që janë kryer pagesat prej 4.9 milionë e që me kredi i bije 5.6 milionë euro milionë. Sipas saj, personi që ka nënshkruar duhet të jap përgjegjësi.Kurse, zëvendësministri Taulant Kelmendi tha se edhe për shkak të mungesës së resurseve është jofunksional dhe pagesat për projektin që nuk është askund, do të vazhdojnë të paguhen deri në vitin 20232.
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku, e cila ka bërë një përmbledhje të raportit të Auditorit, tha se gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë në vlerë prej 4 miion e 931 mijë euro.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...