Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut diskutohet në konferencën shkencore të Akademisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Lexohet për: 2 min.
akademia
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë kanë organizuar konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024.

Muharrem Shabani, i cili lexoi Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut theksoi se kuvendi i atëhershëm u mbajt në kushte të jashtëzakonshme e nën rrethimin e shërbimeve sekrete serbe.

"Gjendja në Kosovë në ato vite ishte tepër e rëndë. Me 23 mars 1989, në mënyrë të dhunshme ishte sulmuar ajo autonomi. Prandaj edhe ky kuvend që u mbajt më vonë u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, nën rrethimin e forcave serbe dhe shërbimeve sekrete. U paraprin shumë ngjarjeve të rënda, burgosje të intelektualëve, vrasje, kthimin e shumë ushtarëve në arkivole, helmime masovike te shkollave të mesme", tha ai.

Në këtë konferencë shkencore, ai shtoi se Deklarata Kushtetuese ishte pikënisje për kushtetutën dhe referendumin.

Për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, foli Ismet Salihu, i cili tha se gjatë muajit korrik e gusht kanë punuar në hartimin e këtij akti.

"Qëllimi kryesor i Serbisë ishte suspendimi i autonomisë së Kosovës. Suspendimi i autonomisë nxiti demonstrata në mbarë Kosovën", theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024