Këto ditë të nxehta vere na duhet vetëm freski dhe produkte të freskëta.
Kur është fjala për produkte të freskëta në mendjen tonë vjen si shkëndijë emri Vita, emër gjigant që është i përbërë nga super produkte kualitative, cilësore dhe të freskëta.Qumështorja Vita, një familje me produkte që ngop çdo tryezë, familje dhe individ. Produktet e qumështit shijojnë më shumë kur jemi në dijeni se janë të kontrolluara, të certifikuara dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt se çfarë po konsumojmë.
Qumështorja Vita është e vendit por e ceritifikuar ndërkombëtarisht nga Hallall Food Certified, Food Safety System Certification dhe IFS Food nga Tuvnord GMBH.Certifikatat ndërkombëtare zakonisht kërkojnë që kompanitë të përmbushin standarde të larta të cilësisë. Kjo do të thotë se produktet janë të një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme.
Qumështorja Vita nuk ndalet vetëm te fitimi i certifikatave. Ajo është e përkushtuar për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve të saj të prodhimit, duke ndjekur praktikat më të mira dhe duke inovuar për të përmbushur kërkesat e tregut dhe pritshmëritë e konsumatorëve.