Me dhjetëra regjistrues të popullsisë kanë protestuar para Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën e pagesave, për çka kanë kërkuar që sa më parë të rishikohen pagat e tyre dhe të paguhen në bazë të kontratës së nënshkruar.
Një nga organizatoret e kësaj proteste, Lirije Aliu ka kërkuar nga ASK-ja që të respektohet kontrata e nënshkruar dhe të korrigjohen gabimet në pagesa.Ndërkaq, Ylli Shala i cili është menaxher i projektit të regjistrimit theksoi se është formuar një komision, ku do të shqyrtohen të gjitha ankesat e regjistruesve.
Ai theksoi se komisioni do të verifikojë se nëse në pagesat e këtyre regjistruesve ka pasur gabim teknik apo në përllogaritje të pagës.
Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...