Presidenti Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është ndarë nga jeta shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Për vdekjen e tij ka shkruar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Shqipëria dhe shqiptarët sot humbën gjeniun e tyre të letrave, ndërsa bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë modern.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, ka shkruar Begaj në Facebook./KosovaPress

https://kosovapress.com/ndahet-nga-jeta-kolosi-i-leterise-shqiptare-ismail-kadare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024