Tahiri: Serbia punon ditë e natë ta godasë Kosovën, duhet ta bëjmë punën tonë
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk ka punuar sa duhet për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Ai në një konferencë për media të dielën ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të dokumentojë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe të kërkojë arrestimin e autorit të këtij sulmi MIlan Radojçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka shfaqur bindjen e saj se gjatë këtij Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ajo gjatë Forumit të Dubrovnikut, ka deklaruar se po punojnë me ministra e ambasadorë në KiE që anëtarësimi të ndodhë këtë vit.

Kosova mbeti jashtë agjendës në takimin e Këshillit të Ministrave më 17 maj 2024 pasi një pjesë e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës kërkuan që Kosova të hedhë hapa drejt themelimit të asociacionit.

Kosova u la jashtë Këshillit të Evropës, për faktin që Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese një draft statut të BE-së për themelimin e asociacionit.

Një letër zotimi Kosova e dërgoi një ditë më herët në KiE, ku thuhej se Kosova do ta hartojë deri në fund të muajit maj një draft-statut për asociacionin, por kjo nuk gjeti mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Kosova ka një vit ka aplikuar për anëtarësim në KiE. Më 16 prill 2024, Asambleja Parlamentare e KiE mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Por, vendet kryesore evropiane e kushtëzuan votimin me themelimin të asociacionit për të cilin Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 konsideroi se nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024