Kurti: S’ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për aq kohë sa Milan Radoiçiq dhe grupi i tij është i lirë dhe mbrojtur në Serbi s’ka mirëbesim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kreu qeveritar duke shpalosur detaje për takimin në Bruksel tha se krahas dorëzimit të Radoiçiq, ka paraqitur edhe kërkesën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit si dhe tërheqjen e letrës së ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq që i ka dërguar vendeve të BE-së se Serbia nuk zbaton nene të caktuara të ujdisë.

Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Milan Radoiçiq dhe ata të përballen me drejtësinë.

Kurti tha se mirëbesimi në dialog ka humbur edhe me letrën e ish kryeministres serbe.

Mirëpo Kurti tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq s’ishte i gatshëm të pranojë asnjë prej kushteve.

Ai reagoi edhe për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku tha se edhe një herë po dëshmohet shovinzimi i  Serbisë.

Krahas këtyre, kreu qeveritar përmendi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku shpalli të pavlefshëm Projektligjin për themelimin e byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të procedojë me ndryshimet dhe të miratohet në qeveri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024